21:29 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Protokolli bullgar bllokon rrugët për presidentin Thaçi (Foto)

Kryeqyteti bullgar është bllokuar pothuajse tërësisht një ditë para mbajtës së Samitit historik  të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Gjatë tërë ditës, një pjesë e madhe e rrugëve të qendrës së Sofjes kanë qenë të bllokuara të eskortave të shumta të liderëve, pjesëmarrës në këtë Samit.

Më anë të disa fotografive shihet eskorta e protokollit shtetëror bullgar që është rezervuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe rrugët e bllokuara gjatë kohës sa ka kaluar kjo eskortë, njofton Klan Kosova.

Thaçi tashmë ka zhvilluar takimet e para në Sofje, me përfaqësuesen Mogherini dhe presidentin serb, Vuçiq.

Në Sofje ndodhen mbi 30 liderë të shteteve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe lider të Shteteve të Ballkanit.