08:42 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

PSG javën e ardhshme pritet të zyrtarizoi trajnerin e ri

Thomas Tuchel (43 vjeç) do të jetë trajner i PSG gjatë dy sezoneve të ardhshme. Trajneri gjerman raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën franceze.

Ka qenë zgjedhja e Al Khelaifit që Tuchel të jetë pasardhësi i Emery. Madje mediat franceze shkruajnë se zyrtarizimi i marrëveshje do të bëhet javën e ardhshme.

Emery tashmë ka marrë njoftimin se në fund të sezonit do të ndahet me PSG-në. Eliminimi nga Real Madridi ka qenë arsyeja që ka shtyer pronarin e PSG-së të gjejë një trajner të ri.

Ish trajneri i Borusia Dortmund është i papunë dhe se tani ka filluar të kërkoi banesë në kryeqytetin francez për të nisur një aventurë të ri./Indeksonline/

Temat: