10:59 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Buffon: Më vjen keq që Interi dhe Napoli u eliminuan

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon pohon se i ”vjen keq” që Interi dhe Napoli u eliminuan nga Champions League.

Serie A do të përfaqësohet vetëm nga Juventusi dhe Roma në fazën e eliminimit direkt pasi Interi u eliminua mbrëmë, ashtu si edhe Napoli.

”Më vjen keq për të dyja skuadrat”, tha Buffon për Sky Sport Italia pas fitores së PSG-s, 4-1 ndaj Crvena Zvezdës, transmeton IndeksOnline.

”Më vjen keq sepse Napoli ishte në një ecuri fantastike, teksa Interi vetëm duhej ta mposhte PSV-n”.

”Gjithashtu, më vjen keq sepse do të kisha rastin të rikthehesha në Itali për të luajtur nëse Napoli dhe Interi do të vazhdonin tutje”.

”Një hap mbrapa për futbollin italian? Jo, por është zhgënjyese”, tha Buffon në mes të tjerash./IndeksOnline/