16:41 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serbët nuk e harrojnë “tradhtinë” e Francës për Kosovën, ua përkujtojnë në ndeshjen e Championsit

Mbrëmë PSG mposhti Zvezdën në Beograd me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen në stadiumin “Rajko Mitic” tifozët vendas e shfrytëzuan edhe për politikë, shkruan Indeksonline.

Ata kanë shpalosur një baner ku i kanë kujtuar francezëve aleancën e tyre para 100 viteve.

“Franca që ne kemi adhuruar nuk ekziston më”, shkruhej në një pjesë në tribunën veriore.

Serbia dhe Franca ishin aleatë gjatë Luftës së Parë Botërore, mirëpo mardhënjet e tyre u ngrinë sidomos pasi vendi evropian e pranoi dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës. /IndeksOnline/