13:27 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qentë endacak vërshojnë Podujevën, banorët ndihen të rrezikuar (Video)

Prania e qenve endacak në rrugë vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët.

Një lexues i Indeksonline së fundi ka dërguar pamje të qenve në Podujevë saktësisht tek shkollat ‘Shaban Shala’ dhe ‘Naim Frashëri’.

Sipas lexuesit, jeta e tyre është në rrezik si pasojë e vërshimit të rrugëve nga qetë endacak.

Duhet shtuar se ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret lidhur me largimin e qenve nga qendrat e shumë komunave në Kosovës./Indeksonline/