20:07 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Qumili me fotografi të rrallë, pamje nga martesa e tij (Foto)

Ai është një nga humoristët e parë, por edhe më të pëlqyer shqiptar.

Sevdai Radogoshi madje vazhdon ende të jetë aktiv me projekte të ndryshme. Ndërsa po kaq aktiv kohëve të fundit ai është bërë edhe në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.


I njohur si Qumili, një nga rolet më të dashura të publikut, aktori së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të rrallë të realizuar në vitin 1979, teksa shihet ai me bashkëshorten e tij, e cila veshur ka dimia dhe jelek. Një fotografi kjo e vjetër, ku ai dhe bashkëshortja e tij duken krejtësisht ndryshe.


Kjo fotografi tregon se është realizuar në ditët e para të martesës së tij./Indeksonline/