Cima dhe Qumili me projekt të ri, por kësaj radhe s’janë të vetëm
Sevdai Radogoshi dhe Rasim Thaqi janë dy nga humoristët më të dashur dhe më të pëlqyer kosovarë.
Ata pavarësisht viteve po arrijnë të sjellin ende projekte për adhuruesit e tyre.
u
Madje ata shumë shpejtë po premtojnë edhe një projekt të radhës, por s’do të jenë të vetëm. Bashkë me ta do t’jenë edhe dy djemtë e tyre, të cilët po ndjekin hapat e baballarëve të tyre.
Sigurisht të gjithë janë në pritje se me çka do t’i argëtojnë katërshja këtë fundvit./Indeksonline/