23:02 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rama flet për Kosovën dhe citon Rugovën për shkëmbimin e territoreve

Kryeministri Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me marrëveshjen e shumëdiskutuar Kosovë- Serbi, lidhur me çështjen e Kosovës.

Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh?

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.