23:45 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rama: Largimi i pjesëtarëve serbë nuk ndikon në transformimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka shprehur shqetësim me rastin e largimit të mbi 40 pjesëtarëve serbë nga kjo forcë.
Megjithatë, ai ka thënë se largimi i pjesëtarëve serbë nuk do të ketë ndikim në transformimin e FSK’së.

Rama ka treguar se ka të interesuar të tjerë dhe shumë shpejt do të plotësohet numri i të dorëhequrve.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se, sipas procedurave, këta pjesëtarë duhet të presin nga një deri në gjashtë muaj derisa t’u miratohet kërkesa e njëanshme për largim.

Rama ka bërë të ditur se të gjithë ata që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e FSK’së, do t’u shkëputet kontrata bzazuar në kodin disiplinor.

Ai ka deklaruar se FSK’ja do të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirëse dhe e gatshme për ta kryer misionin e vet.