22:59 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci marton djalin: S’munda t’i ftoj të gjithë miqtë në dasmë sepse janë shumë (Foto)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte ka një gëzim të madh në familje. Ai po marton djalin e tij, Lapidarin.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka gjetur kohë të falendëroj të pranishmit për pjesëmarrje, transmeton Indeksonline.

Në fotot e publikuara shihet se në dasmë po marrin pjesë edhe Ali Ahmeti si dhe Bekim Jashari me gruan.

Po ashtu, lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi nga ahengu i familjes Lladrovci që po mbahet në një restaurant luksoz të vendit, ata thonë se në dasmë janë të pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi e shumë personalitete të njohura nga skena politike.

Më poshtë postimi i Lladrovcit:

Dasma e Lapidarit dhe Arlindës, është ngjarje për familjen tonë, me shumë kuptim dhe vlerë. Sonte, duke parë mysafirët tanë, mua dhe Shemsien, na bën që të jemi prindërit më të lumtur, për shumë arsye.

Sonte, ishte e pamundur t’i kemi në dasmë krejt ata që kemi pasur dëshirë t’i ftojmë, sepse janë shumë, në të gjitha trojet shqiptare. I kujtojmë sonte me respekt, të gjithë ata që u gjendën pranë nesh që bashkëvepruan dhe ishin në radhën e çlirimtarëve e që nuk janë fizikisht me neve.

Në këtë festë tonën, dua të falënderoj miqtë tanë të rinj, Familjen Alshiqi si dhe të gjithë dashamirët që na uruan për martesën e Lapidarit dhe Arlindës!

Të gjithëve, ua kthefshim me të mirë!