10:38 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rishikim: Audi A7 2019 [Video]

Gazetarët e ‘Motoring’ vizituan Afrikën e Jugut, më konkretisht Cape Town, për të bërë një rishikim të Audi A7 2019.

Mbështetur nga një platformë e re, e cila është në mes të Q5 dhe Q7, sfiduesi i makinave si Mercedes-Benz CLS ka disa karakteristika interesante, siç është drejtimi me katër rrota.

Ajo gjithashtu merr një stil të ri të frymëzuar nga koncepti Prolog dhe ka një kulm të pjerrët që i jep një stil sportiv, shkruan IndeksOnline.

Brenda, gjërat janë shumë të ngjashme me gjeneratën e re të Audi A8, nga e cila adopoton sistemin e ri infotainment MMI.

Sidoqoftë, çfarë nuk është e kënaqshme, është se kur rruga është me gunga, udhëtimi bëhet mjaft i ashpër dhe kjo është zhgënjyese për një makinë të kësaj klase.

Megjithatë, Audi A7 është e qetë, pasi nuk ka zhurmë të gomave dhe erës në kabinë dhe trajtimi i saj është i përgjegjshëm, por jo sportiv. Ndoshta S7 dhe RS7 do ta korrigjojnë atë.

Teknologjia autonome e nivelit 3 është e disponueshme, së bashku me fenerët me rreze të lartë me lazer dhe dy sisteme automatike të parkimit, kështu që përdoruesit duhet të konsultohen me kujdes me listën e opsioneve. /IndeksOnline/