10:21 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo bën vizitat mjekësore te Juventusi (Video)

Cristiano Ronaldo ka arritur në qendrën mjekësore të Juventusit.

Ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara se të nënshkruaj kontratën me Kampionët e Italisë.

Sulmuesi portugez u bashkua me Juventusin nga Real Madrid për rreth 100 milionë euro.

Ai pritet të përfitoj një pagë prej 30 milionë euro, shumëfish më e larta në histori të Serie A. /IndeksOnline/