21:14 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / G T

Çfarë ndeshje, Peja fiton në sekondat e fundit dhe barazon serinë e gjysmëfinales

Skuadra e Pejës ka mposhtur Yllin në Suharekë për të barazuar serinë e gjysmëfinaleve.

KB Peja ka mposhtur Yllin me rezultatin 80-81, shkruan Indeksonline

Davies ishte lojtari më i mirë i Pejës më këtë duel me 22 pikë, por edhe Musab Mala ishte deçiziv me pikët e tij në çerekun e fundit.

Ekipi i Pejës me këtë fitore e barazon serinë ndaj Yllit dhe finalisti vendoset në Pejë në ndeshjen e pestë.

Kujtojmë se fituesi i duelit të pestë, do luajë në finale me Trepçën./Indeksonline/