10:00 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Suharekë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Duhël të Suharekës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Viktima në fjalë ka pranuar tretman mjekësorë kurse i dyshuari pas intervisitmit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/