10:34 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Pesë të arrestuar në Prishtinë, e rrahën një person

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë rrahur një person.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë,  pasi që të njëjtit  pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe  me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/