10:42 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i të moshuarit nga Vushtrria që e fejuan kur ishte 2 vjeç

Familja Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë, dje i kishte dyert e hapura për mysafirë, pasi që kryefamiljari i tyre Habibi, festoi ditëlindjen e 82’të. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme pse ekipi i T7 kishte vizituar shtëpinë e këtij të moshuari.

Klinaku, që tani jeton në Obiliq, është baba i 12 fëmijëve, gjysh i 50 nipërve e mbesave e stërgjysh u bë për plotë 37 herë. Ai dhe gruaja e tij dy vite më e madhe në moshë Esma, patën fatin të fejohen nga prindërit e tyre kur Habibi ishte 2 vetëm vjeç, ndërsa Esma 4.

Ata na rrëfyen takimin e tyre të parë dhe të fundit, para se Esma të bëhej nuse e familjës Klinaku. E këtë storje na e rrëfen edhe Habibi në mënyrën e tij.

Një familje e madhe prej 101 anëtaresh, ku 56 prej tyre jetojnë jashtë Kosovës, e 45 të tjerë këtu, pritet të rritet akoma.