09:21 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rusia ka gati burgjet luksoze për anglezët

Të shkëlqyera për të pritur huliganët anglezë. Është ky versioni i diskutueshëm i Alexei Navalny, kundërshtar politik i presidentit rus, Putin, që përmes llogarisë në Instagram, ka sqaruar se si burgjet e Moskës të përdorura për ndalimin e të dënuarve administrativë, janë transformuar në kabina të klasit të parë, me qeli të pajisura me ekrane gjigantë dhe hekura të pikturuara, ku do të shërbehen menu ushqimi të tipeve të ndryshme, njëlloj si nëpër avionë. Sipas Navalny është evidente se autoritetet përgatiten të ndalojnë tifozët anglezë të dehur dhe nuk duan të bëjnë figurë të keqe.

“Në të gjitha qelitë kanë bërë riparime dhe përshtatje në stilin europian, duke pikturuar hekurat rrethues dhe në vend të vrimave në dysheme, kanë instaluar WC. Kanë vendosur dyert dhe kanë shpërndarë shumë topa futbolli. Tani hahet më mirë se në restorante, madje ka edhe një kamarier, një kadet i shkollës së policisë që sillet vërdallë nëpër burg, duke shpërndarë menu dhe njëlloj si në aeroplan, të burgosurit mund të zgjedhim mes dy varianteve. Madje ekziston edhe opsioni hallall, ndërsa mes ëmbëlsirave është tiramisu”, tregon opozitari i Putin./IndeksOnline/

Temat: