12:55 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

S’është normale! Butrinti çdo ditë me nga 1 milion klikime me hitin e ri (Video)

Butrint Imeri vazhdon të jetë një nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar, ndërsa thuajse çdo këngë e tij brenda ditës është bërë hit.

‘Ma Cherie’, është projekti i tij i fundit muzikor, e që momentalisht është një nga këngët më të dëgjuara, shkruan Indeksonline.

Me këtë projekt muzikor, këngëtari simpatik ka arritur t’ia rrëmbei zemrat të gjithëve, këtë e dëshmon edhe numri i klikimeve që po kap në kanalin ‘Youtube’, diçka e rrallë tek artistët, veçmas ata shqiptar.


Butrinti për më pak se 4 ditë të plota ka kapur mbi 3 milion klikime, çka i bjen që çdo ditë kënga e tij vetëm në kanalin ‘Youtube’, dëgjohet mbi 1 milion herë./Indeksonline/