Butrint Imeri tregon se kur do ta publikoj këngën e re
Këngëtari Butrint Imeri është ndër më të kërkuari dhe më të pëlqyerit në publik.
Pas suksesit të këngës së fundit “Kush?” Butrinti është gati të sjellë projektin e ri.
Në postimin e fundit ka treguar që në muajin dhjetor do të sjellë një këngë të re.
“Po e presim dhjetorin.”, kishte shkruar Imeri duke lënë të nënkuptohet se në muajin e ardhshëm do të publikohet projekti i ri.
Viti 2018 ishte i mbushur me hite të Butrint Imerit, duket se siç e filloi me hite ashtu edhe do ta mbaroj./Indeksonline/