A jeni për bakllavë? Dëgjojeni një pjesë të bashkëpunimit të Gjikos dhe Butrint Imerit
Ata janë dy nga artistët më të pëlqyer dhe më të suksesshëm të momentit.
Bëhet fjalë për reperin Gjiko dhe këngëtarit, Butrint Imerin.
Dyshja për herë të parë do të bashkojnë forcat për të sjellë një bashkëpunim.
Një pjesë të këtij dueti ata e kanë publikuar edhe përmes një videoje të postuar në rrjetin social Instagram, ku shihen në një studio muzikore, teksa shkruajnë: A jeni për bakllavë?
Kënga siç duket do të jetë ritmike, ndërsa fansat mezi presin publikimin e këtij projekti./Indeksonline/