13:02 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet në Gjermani shefi ekzekutiv i Audi

Shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të veturave, Audi, Rupert Stadler, është arrestuar mbi dyshimet rreth një skandali me emetimin e dizelit.

Nicolai Laude, një zëdhënëse për kompaninë mëmë të Audi, Volkswagen, konfirmoi se Stadler ishte arrestuar, por ai nuk pranoi të komentojë mbi hetimin. Ai tha se bordi mbikëqyrës i kompanisë do të diskutojë këtë çështje të hënën.

Prokurorët në Munich kanë thënë se kanë vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mundte të kërkonte shuarjen e provave.

Arrestimi vjen vetëm një javë pasi Gjermania i vuri një gjobë prej 1 miliard euro gjigantit Volkswagen.

Ky skandal kishte shpërthyer tre vjet më parë kur doli se veturat ishin pajisur me pajisje të dizajnuara për mashtrim të testeve të emetimit.

Këto pajisje ishin gjetur në veturat e VW, por që edhe dega e Audi ka qenë e përfshirë në skandal. /IndeksOnline/