00:11 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shiu nxjerrë mbeturinat rrugëve të Pejës (Foto)

Vendi jonë sot gjatë ditës është përcjellë me temperatura të ulëta e në disa qytete edhe me reshje të shumta shiu.

Mot i lig ka mbizotëruar edhe në Pejë, ku ka pasur edhe vërshime, ndërsa gjendja nuk është aspak e mirë rrugëve të këtij qyteti.

Në disa fotografi të sigurara nga Indeksonline mund të shihni dëmet në rrugët e Pëjës pas reshieve të shiut, ku kanalizimet kanë nxjerrë mbeturina të shumta, saktësisht në rrugën ‘Xhemal Kada’.

Në këtë qytet po ka edhe vështirësi të qarkullimit të veturave si pasojë e motit të lig.

Mot i tillë pritet të jetë deri në mes të javës./Indeksonline/

Temat: