13:54 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pamje të tmerrshme të shkaktuara nga cunami në ishullin indonezian

Janë publikuar disa pamje të ndërtesave të dëmtuara në qytetin Palu në Indonezi.

Sipas pamjeve të publikuara në Daily Mail, shihet se në ndërtesa përfshihet edhe Xhamia e Madhe “Baiturrahman”, transmeton Indeksonline.

Besohet se këto dëmtime kanë ardhur si pasojë e cunamit që goditi qytetin indonezian.

Kujtojmë se deri më tani të paktën 384 persona kanë mbetur të vdekur ka cunami që goditi ishullin Indonezian.

Më poshtë  pamjet që tregojnë se rrugët dhe ndërtesat në qytet u shkatërruan krejtësisht nga cunami..