23:06 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tërmeti shkatërron gjithçka në Indonezi

Skenat e shkatërrimit total përgjatë vijës bregdetare të Palu-s nga cunami në Indonezi tregojnë për një shkatërrim të madh.

Ekipet e shpëtimit ende përpiqen të arrijnë në fshatrat e bllokuara nga tëtmeti në Indonezi.

Deri më tani 840 njerëz janë konfirmuar të vdekur, por numri pritet të rritet ashpër në ditët e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Imazhi dramatik ajror jep një ilustrim të zjarrtë të punës së pamasë të autoriteteve në Indonezi, pasi punëtorët e emergjencës kërkojnë nëpër rrënojat për të mbijetuarit.

Shumë njerëz ishin bllokuar nën murey e rëna dhe rrënojat nga tërmeti para goditjes së cunamit.

Banori Nur Indah tha: “Toka u ngrit si një shpinë dhe papritur ra. Njerëzit u bllokuan dhe u varrosën në shtëpitë e shkatërruara. Nuk mund të bëja asgjë për t’i ndihmuar ata”./Indeksonline/.