14:57 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkelet një këmbësore në qendër të Prishtinës (Foto)

Një këmbësore është shkelur nga një makinë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht përballë “NewBorn”, raporton Indeksonline.

Këmbësorja ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia./Indeksonline/