09:54 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkelzen Gashi shënon gol spektakular nga gjuajtja e lirë për Rapids

Columbus Crew ka regjistruar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Colorado Rapids, 2-1 në një mbrëmje të bukur futbolli.

Gyasi Zardes dhe Federico Higuain shënuan për fitoren e Columbus, derisa Shkelzen Gashi shënoi një gol të bukur për mysafirët.

Colorado i Gahsit nuk krijoi mjaft shumë raste – ata bën vetëm tre goditje drejt portës, por vetëm njëri prej tyre u konkretizua me gol, transmeton IndeksOnline.

Rapids kishin një gjuajtje të lirë nga distanca. Dhe deri lojtarët kundërshtar ishin duke u përgatitur për gjuajtjen e sulmuesit shqiptar, Gashi shënoi.

Pas ndeshjes, kishte mjaft polemika, megjithatë, gjyqtari i ndeshjes e pranoi golin e sulmuesit shqiptar.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni golin e Gashit./IndeksOnline/