23:07 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpërthim i fuqishëm në Burrel, alarmohen banorët

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.

Në një prej lagjeve kryesore të qytetit ka pasur një shpërthim me tritol që ka alarmuar banorët. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se janë dëmtuar vetëm dyer dhe xhamat e bizneseve dhe banesave përreth.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.