10:18 / E Martë, 10 Korrik 2018

Si ndikon depresioni në trup?

Efektet e depresionit mund të shtrihen përtej emocioneve të një personi dhe shëndetit mendor.

Depresioni gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin fizik të një personi, transmeton Indeksonline.

Në këtë artikull, mësoni për këto efekte fizike të depresionit, duke përfshirë dhimbjen kronike, ndryshimet në peshë dhe rritjen e inflamacionit.

Çfarë është depresioni?

Depresioni shpesh bënë që një person që të ndjehet i trishtuar dhe i pashpresë. Është një gjendje komplekse e shëndetit mendor që ndikon që një person që të ketë një gjendje shpirtërore të ulët.

Simptomat depresive mund të jenë një përvojë e përkohshme në formë të pikëllimit ose traumës por kur simptomat zgjasin më shumë se 2 javë, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të rëndë depresiv.

Simptomat fizike të depresionit

Humbja ose shtimi i tepërt në peshë, dhimbje kronike, sëmundje të zemrës, inflamacion, problem shëndetësore seksuale, përkeqësimi i kushteve kronike shëndetësore, probleme me gjumë, probleme gastrointestinale./Indeksonline/