Skuadra e Sportingut në krizë, e zyrtarizon ish-trajnerin e Milanit (Foto)
Skuadra e Sporting Lisbonës është bërë me trajner të ri.
Rolin e trajnerit te klubi portugez e ka marrë, Sinisa Mihajlovic, shkruan IndeksOnline.
Klubi përmes rrjeteve sociale konfirmoi se serbi ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.
Kujtojmë që shumica e lojtarëve janë larguar nga Sporting për shkak sulmit që u bë ndaj tyre nga tifozët.
Mihajlovic tani kërkon që ta rikthej skuadrën portugeze në formë të shkëlqyer.
49-vjeçari ka qenë trajner i shumë skuadrave, përfshi; Interin, Catanian, Bolognan, Fiorentinan, Serbinë, Milanin dhe Torinon./IndeksOnline/