06:07 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot seanca e Kuvendit, mungon Veseli e Haradinaj

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë seancë pikat e rëndit të ditës të cilat do të diskutohen nga deputetët janë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, shqyrtimi i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, debat parlamentar lidhur me dënimin e disa aktivistëve të VV-së etj, transmeton Indeksonline.

Me poshtë gjeni rendin e plotë të seancës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të Huajt,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,
8. Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik,
9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
10. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
11. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës,
12. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,
14. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.