21:22 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

LDK thërret seancë të jashtëzakonshme, por deputetët e saj aspak të interesuar në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës ndonëse me ngulm ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth dështimit të liberalizimit të vizave, deputetët e saj nuk janë të interesuar që ta ndjekin atë, transmeton Indeksonline.

Derisa, Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas Socialdemokrate, Billal Sherifi po mbanë fjalim, deputetët Naser Osmani dhe Valentina Bunjaku- Rexhepi bënin selfie dhe nuk e dëgjonin kolegun e tyre se çfarë po fliste.

Gjatë gjithë fjalimit të Sherifit, dëgjoheshin zëra të deputetëve të opozitës jashtë temës./Indeksonline/