17:02 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme

Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja dhe LVV për dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo seancë e cila ishte e paraparë të filloi në ora 16:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbledhjen e kryesisë tha se duhet të mbahet edhe një mbledhje tjetër e Kryesisë.

 “Vetëm Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë  fare në Kryesi, kisha kërkuar  nga kryesia dhe grupet parlamentare, që të mbahet edhe një mbledhje. Ju kisha lut deputetët të qëndrojnë. Në mënyrën më legjitime ka mundur edhe të dështoj në këtë rast”, ka thënë Veseli pa filluar seanca./Indeksonline/