18:52 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Spanja zhvillon stërvitjen e parë me trajnerin e ri (Video)

Kombëtarja e Spanjës ka pasur shumë zhvillime gjatë ditës së sotme, aq sa në normalitet do të duheshin një muaj.

Brenda ditës, federata spanjolle shkarkoi trajnerin Julen Lopetegui dhe emëroi trajnerin tjetër, Fernando Hierro.

Trajneri i ri duhet të aktivizohet menjëherë të bëhet gati për ndeshjen e së premtes kundër Kampionëve të Evropës.

Ai ka filluar menjëherë punën duke zhvilluar stërvitje në orët e vona të ditës së sotme. /IndeksOnline/