11:04 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Morata humbet një gol të pasur, Morata nuk mund ta besojë këtë

Alvaro Morata e ka humbur një gol të sigurtë dhe reagimi i Marco Asensiot tregon gjithçka.

Spanja ka dështuar të kalojë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve pas fitores dramatike të Anglisë kundër Kroacisë.

Por, ”Furia e Kuqe” ishte në aksion në fundjavë në një miqësore me Bosnjën, transmeton IndeksOnline.

Debutuesi i Spanjës, Brais Mendez shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 78-të, teksa vendasit mund ta kishin epërsinë edhe më herët nëse Morata nuk do ta bënte huqjen e karrierës.

Asensio bëri një goditje të lehtë drejtë portierit boshnjak, teksa ky i fundit e ktheu topin, të cilin Morata nuk mund ta konkretizojë në gol edhe pse e kishte portën e hapur.

Pas kësaj, tifozët në rrjetet sociale filluan të talleshin me sulmuesin e Chelseat, dhe reagimi i Asensiot tregon gjithçka./IndeksOnline/