08:13 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

“Spiegel Online” fton turistët gjermanë që të vizitojnë Shqipërinë

“Merrni hartën dhe udhëtoni drejt juglindjes, në Shqipëri, në Tiranë”.

Kështu u drejtohet turistëve gjermanë, revista prestigjioze gjermane “Spiegel Online”.

Me anë të një statusi rrjetin social Facebook, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka publikuar një artikull të revistës “Spiegel Online” e cila fton turistët gjermanë që të  udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke sjellë si shembull historinë e një “Mullixhiu” dhe Shefit të tij, Bledar Kola.

“Merrni hartën dhe udhëtoni drejt juglindjes; në Shqipëri, në Tiranë”- Kështu u drejtohet turistëve gjermanë, “Spiegel Online”.

Revista prestigjoze, me një audiencë prej 240 milionë vizitorësh, rrëfen historinë e “Mullixhiu” dhe shefit të tij, Bledar Kola./ATSH/