19:03 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Spotify lanson një aplikacion të ri

Shërbimi i muzikës Spotify prej kohësh ka testuar një aplikacion për të rivalizuar Pandora Media raportonTechCrunch.

Aplikacioni i quajtur “Stations by Spotify” është i disponueshëm përmes Google Play Store.

Përdoruesit përmes aplikacionit mund të dëgjojnë shijet e tyre muzikore, artistët dhe zhanret e preferuara. Pandora ofron një shërbim të ngjashëm.

“Stations by Spotify” do të testohet në Australi dhe gjatë kësaj kohe do të ofrohet pa pagesë.

Spotify nuk dha asnjë detaj shtesë. Aktualisht është kompania më e madhe në botë e shërbimit të muzikës. /PCWorld Albanian

Temat: