16:47 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Spotify ka një lajm të mirë për artistët

Spotify ka njoftuar një veçori të re beta që do t’u mundësojë artistëve të pavarur të ngarkojnë muzikën e tyre drejtpërdrejt në platformë. Ky shërbim do të jetë me pagesë për të gjithë artistët, shërbim i cili thuhet se do të bëhet me një çmim të arsyeshëm.

Funksioni i ngarkimit do të përfshihet në platformën ekzistuese “Spotify for Artist” të shërbimit, i cili, ndër të tjera, u lejon artistëve të shohin të dhëna për dëgjuesit e tyre.

Funksioni i ri i ngarkimit nuk do të funksionojë si SoundCloud, ku këngët mund të jenë të disponueshme menjëherë.

Në vend të kësaj, Spotify e sheh atë si një mënyrë që artistët të kenë kontroll mbi muzikën e tyre përpara datës së lëshimit. Kompania rekomandon që artistët në përmbajtjen e programit të ngarkojnë të paktën pesë ditë përpara lëshimit të planifikuar./Indeksonline/

Temat: