23:33 / E Mërkurë, 16 Maj 2018

Sulmuesi i Bayernit lë përfundimisht Kombëtaren (Foto)

Një ditë pasi trajneri i Gjermanisë, Joachim Low publikoi listën preliminare për Kupën e Botës, kanë filluar pakënaqësitë.

Sulmuesi i Bayern Munchen, Sandro Wagner ka dhënë dorëheqje nga kombëtarja gjermane.

Ai është shprehur i pakënaqur që trajneri nuk e kishte përfshirë në listë, shkruan indeksonline.

“Për mua, është e qartë se mënyra ime e qasjes së hapur, të ndershme dhe të drejtpërdrejtë nuk duket se i përshtatet ekipit, dhe i uroj shokët e mi më të mirën në Rusi dhe shpresoj që ata kthehen si kampionë botërorë”, ka thënë 30-vjeçari.

Wagner ka zhvilluar tetë ndeshje me Gjermaninë duke shënuar pesë gola. /IndeksOnline/