17:16 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Suspendohen policët që dyshohen lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq

Pas arrestimit të dy zyrtarëve policor në Mitrovicë tashmë këta të fundit edhe janë suspenduar .

Suspendimin e tyre e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Po janë suspenduar për 48 orë”, ka thënë shkurt Hoti.

Ndryshe  sot Indeksonline ka raportuar se dy të arrestuarit në veri të Mitrovicës janë Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq.

Gjithashtu sipas burime të Indeksonline është theksuar se ata kishin qenë pjesëtarë të MUP-it por ishin inkuadruar në Policinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Duhet shtuar gjithashtu se gjatë ditës së djeshme Inspektorati Policor ka konfirmuar arrestimin e tyre nën dyshimin për manipulim me prova në rastin e vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

“Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sot (10.02.2018) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme. Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhej në komunikatën e Inspektoratit Policor./Indeksonline/