18:28 / E Enjte, 17 Maj 2018

Tahiri për Ligjin e Prishtinës, një projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar para pak minutash projektligjin për Prishtinën.

Lidhur me këtë ka shkruar në rrjetin social në ‘Facebook;, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, njëherësh anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri ka thënë se një projekt madhor i Qeveris Haradinaj ka kaluar. Sipas tij, parlamenti kosovarë pas dhjetë viteve e votoi Ligjin për kryeqytetin, transmeton ‘Indeksonline’.

“Një projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi! Parlamenti i Kosovës, pas 10 viteve e votoi Ligjin për Kryeqytetin. Me këtë, Prishtina e fitoi statusin dhe identitetin e plotë, ndërkaq Kosova në shtetësinë e saj tani ka kryeqendër me plotë kuptimin e fjalës. Urime Prishtinë. Urime Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Indeksonline/