17:44 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Bllokadat që dalin nga Serbia janë të ndryshme, Kosova e palëkundur në synimet e saj!

Koordinatori Nacional për Reforam Shtetëror, Besnik Tahiri në emër të kryeministrit ka prezantuar në punimet e Forumit Kosovaro-Maqedonas të sigurisë , i cili u organizua nga Fondacioni Gjerman “Konrad Adenaur Stiftung” në Shkup.

Ai në mes tjerash ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, qoftë në aspektin ekonomik të sigurisë por edhe atë politik, shkruanIndeksonline.

Tahiri u shpreh se Kosova qëndron e vendosur në synimet e saj për të ofruar siguri në rend të parë për qytetarët e vet dhe për t’i kontribuar sigurisë rajonale.

Statusi i tij i plotë:

Pata kënaqësinë që në emër të kryeministrit të prezantoj në punimet e Forumit Kosovaro-Maqedonas të Sigurisë 2018, që u organizua nga Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer Stiftung”, Kolegji AAB dhe Universiteti Kliement Ohridski, Fakulteti i Sigurisë, Shkup.

Ritheksova përkushtimin e Qeverisë për të kultivuar marrëdhëniete mira fqinjësore shembull i bashkëpunimit është edhe Republika e Maqedonisë, qoftë në aspektin ekonomik, sigurisë apo atë politik.

Prezantova reformat që ka ndërmarrë Kosova në fushën e sundimit, rendit dhe ligjit, qoftë në sistemin e drejtësisë e në veçanti rezultatet e vlerësuara në polici nga mekanizmat ndërkombëtar. Përtej kësaj, paraqita synimet e Kosovës për t’u kthyer në gjenerator të sigurisë rajonale dhe kontribuues për paqen. Kjo, duke ndërtuar të gjithë mekanizmat e sigurisë.

Në këtë rast, paraqita sfidat qëi dalin Kosovës në këtë rrafsh, me theks obstruksionet që bënë Serbia për tapenguar Kosovën në anëtarësimin në mekanizmat global të sigurisë. Kësisoj, duke penguar Kosovën në luftën kundër krimit trans-nacional.
Qartësova se Kosova qëndron e vendosur në synimet e saj për të ofruar siguri nërend të parë për qytetarët e vet dhe për t’i kontribuuar sigurisë rajonale.

Përtej kësaj, Kosova është partner i rëndësishëm rajonal dhe për këtë infrastruktura rrugore është pothuajse e përmbyllur që mundëson lidhje më të mira me vendet fqinje, presimedhe nga Maqedonia që të përshpejtoj hapat në këtë drejtim.

Ndërkaq, ri-potencova nevojën përmbështetje në përfaqësimin e Kosovës në mekanizmat rajonal, por edhe më gjerë,në veçanti kur synohet bashkëpunimi rajonal në fushat ekonomike, e që bllokadat që dalin nga Serbia janë të natyrave të ndryshme. Me këtë rast, kërkova rishikim të qasjes sa i përket anëtarësimit në Rrjetin e Operatorëve të Sistemittë Transmetimit të Energjisë Elektrike për vendet e Evropës (ENTSO-e).

Krejt në fund, ritheksova se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në synimet e saj për integrim Euroatlantik, por në rend të parë duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe forcimine fqinjësisë së mirë.

Temat: