14:24 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Besnik Tahiri prezanton një ndryshim në administratën shtetërore

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka prezantuar një ndryshim për administratën shtetërore.

Tahiri ka thënë se përmes lancimit të regjistrit qendror për leje dhe liçenca, dhe përditësimit të tij, po lirohen bizneset tona nga barrat e mëdha administrative, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Tahirit:

Edhe një lehtësim i shërbimeve për sektorin privat!

Sot, i nderuar të prezantoj edhe një ndryshim rrënjësor në administratën shtetërore. Përmes lancimit të regjistrit qendror për leje dhe liçenca, dhe përditësimit të tij, po thjeshtëzojmë procedurat e ofrimit të shërbimeve dhe lirohen bizneset tona nga barra e madhe administrative. I lansuar në vitin 2015, ky regjistër vitin e kaluar i është nënshtruar një përditësimi.

Gjetje kryesore nga ky përditësim është se nga 480 leje/licenca që kanë qenë në vitin 2015, tash janë 456 leje/licenca të ndryshme. Përpos kësaj, nga viti 2015, rreth 52% e lejeve dhe licencave kanë bazë ligjore të ndryshuar, 22% kanë pësuar ndryshime në afatin për të marrë përgjigjen, rreth 11% iu ka ndryshuar afati i vlefshmërisë, rreth 30% kanë pësuar ndryshime në pagesë/tarifë, 15% kanë pësuar ndryshime në formularin e aplikimit; rreth 35% kanë pasur ndryshime në dokumentacion të kërkuar gjatë aplikimit, 74 leje/licenca janë eliminuar dhe janë hequr dhe 50 leje janë shtuar dhe janë përfshirë në Regjistër.

Si një nga shtyllat kryesore të reformës administrative, ky sistem rregullativ transparent promovon investimet dhe aktivitetet e bizneseve dhe forcon ekonominë e vendit. Me qëllim të përditësimit të vazhdueshëm të këtij regjistri, institucionet duhet të jenë proaktive në freskimin e informatave në lidhje me çdo ndryshim që ndodh në lëshimin e lejet dhe licencat, si dhe është e domosdoshme të miratohet dhe zbatohet programi për thjeshtëzimin, shkrirjen dhe largimin e lejeve dhe licencave në masën prej 10%./Indeksonline/

 

Temat: