19:30 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tayna godet sërish, tregon respekt për këngëtaren shqiptare

Një nga këngëtaret më të reja, e cila me talentin e saj bëri për vete shumë fansa, Tayna tregon se ka shpirt artisti.

Këngëtarja e zhanrit rep, Tayna ishte padiskutim senzacioni i kësaj vere, ndërsa së fundmi ka dëshmuar një tjetër anë kreative, shkruan Indeksonline.

Në fotografinë e fundit në profilin e saj në Instagram, Tayna ka veshur një duks sportiv, me fotografinë e këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

“Dedikuar legjendës, mbretëresha Nexhmije”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

Duket se ikona e muzikës shqiptare ka një vend të veçantë në zemrën e Taynas, për çka  me krenari e mban portretin e këngëtarës në gjoks.

Tayna e di se ku të godas, jo vetëm me këngë e videoklipe, pasi respekti për Nexhmije Pagarushën, do të thotë respekt për muzikën shqiptare.

“Dedikuar legjendës, mbretëresha Nexhmije”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

Epo, goditjet nuk kanë të ndalur nga Tayna, karriera e së cilës është në ngritje e sipër./Indeksonline/.