12:04 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mimoza Shkodra na prezanton me tezen, qenka këngëtare dhe s’e paskemi ditur

Mimoza Shkodra këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në mediat rozë.

Fejesa e saj, më pas ndarja nga Seldi ka bërë që ajo të komentohet jashtëzakonisht shumë.

Këngëtarja kosovare është rikthyer ditëve të fundit me projekte muzikore e postime në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka postuar një fotografi, ku shfaqet me tezen e saj, Emine Hasimi, të cilën të gjithë e mbajmë mend me hitin e saj “Do t’këndojë për një djalë nga Kosova”.

Siç duket talentin e saj, Mimoza e ka të trashëguar./Indeksonline/