13:06 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / AR

Sezoni 2 i ‘Squid Game’: Zbulohen detaje të reja

Bëhuni gati, sepse “Squid Game” po përgatitet për një rikthim të madh.

Netflix zbuloi disa të reja për sezonin e dytë të serialit thriller, si pjesë e Tudum Global Fan Event në Brazil.

Në event u zbulua se në sezonin e dytë do të jenë të pranishëm si disa nga anëtarët e vjetër të kastit, ashtu edhe figura të reja. Protagonisti Lee Jung-jae, i cili luan Seong Gi-hun, do të rikthehet për sezonin e dytë, bashkë me personazhin e maskuar “Front Man”, portretizuar nga Lee Byung-hun, si edhe Wi Ha-jun, i cili luan policin që është në kërkim të vëllait të tij të zhdukur.

Seriali, i cili u shfaq premierë në vitin 2021 dhe mori gjashtë çmime Primetime Emmy, do të mirëpresë gjithashtu anëtarët e rinj të kastit Yim Si-wan, Kang Ha-neul, Park Sung-hoon dhe Yang Dong-geun.

Data e nisjes së sezonit të dytë të “Squid Game” nuk dihet ende.