19:21 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Humbje befasuese e Strugës ndaj skuadrës islandeze

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të play-offit të Conference Leageu.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “SRC Biljanini Izvori” në Ohër, u mposht nga skuadra islandeze, Breidablik, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Hoskuldur Gunnlaugsson ishte shpëtimtar i Breidablik, i cili shënoi golin e fitorës në minutën e 35-të.

Deri në fund Struga e dominoi ndeshjen por që nuk arritën të ndryshonin rezultatin.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Islandë, ku do të vendoset se cila skuadër do të kaloj në fazën e grupeve të Conference League./IndeksOnline/