23:57 / E Martë, 10 Tetor 2023 / C E

Kandidimi i Casillas për kryetar të Federatës Spanjolle, flet ish-portieri i Realit

Sharkimi i Luis Rubiales nga posti i Presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll la një vend vakant në krye të “hierarkisë” të futbollit “iberik”, teksa emra të shumtë janë aluduar se mund të zënë vendin e tij.

Ndër këta emra të përmendur është dhe ish-“gardiani” i “galaktikëve” të Real Madrid, Iker Casillas, i cili, në shkurt të 2020-ës deklaroi se ishte kandidat, por më pas u tërhoq për arsye ende të paqarta, ndërsa këtë herë e mohoi publikisht kandidaturën e tij.

“Në kohën e duhur, u prezantova dhe vendosa që nuk do të vijoja më tej. Është diçka që unë po e vlerësoj”,- u shpreh Iker Casillas në një deklaratë të bërë gjatë një ceremonie që u zhvillua në Madrid.

Ndërkaq, kutjojmë se Rubiales është larguar nga posti i Presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll pas polemikës së shkaktuar në Botërorin e Futbollit për Femra, ku puthi në buzë futbollistën Jenni Hermoso.