09:46 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / C E

Mrekullia arkitekturore, kjo është shtëpia 20 milionë euroshe e Ronaldos

Cristiano Ronaldo tashmë posedon shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali.

Sulmuesi i Manchester United ka bleeë një villë, afër Lisbonës për rreth 20 milionë euro.

Shtëpia ka një sipërfaqe prej 2729 m2, me një garazh të madhe mjaftueshëm për 20 superveturat e tij.

Kjo mrekulli arkitekturore gjendet 40 minuta larg kryeqytetit portugez.

Ronalso asnjëherë nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin te Sportingu, dhe shtëpia mund të jetë arsyeja që ai të kthehet në vendlindje. /IndeksOnline/