13:49 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / L K

Rival i Interit në fushë mbrëmë ishte tifoz ultras i tyre

Nata e të dielës ka qenë e veçant për portierin italian, Stefano Turati. Portieri i Frosinones është tifoz ultras i Interit, por që mbrëmë duhej të rivalizonte idhujt e tij.

Dje ai u përball për herë të parë me skuadrën e zemrës ndërsa Nord këndohej “Uno di noi” nga pjesa e pasme e Giuseppe Meazza.

22 vjeçari ka qenë talent i dalur nga akademia e Interit, por që më pas kishte përfunduar te Sassuolo.

Këtë edicion Turati po luan si huazim te Frosinone dhe po tregon formë të lartë./Indeksonline/