15:29 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shkrimtarja e njohur kritikon veshjen e vajzave shqiptare në ekran

Disa kanë linja të bukura dhe i ekspozojnë gjatë gjithë kohës, ndërsa disa të tjera preferojnë të qëndrojnë në hije.

Kemi moderatore të shumta por sigurisht ato që rrëmbejnë gjatë gjithë kohës qendrën e vëmendjes janë moderatoret e bukura që i shohim në ekran të cilat paraqiten me një stil tejet të veçantë.

Shkrimtarja Flutura Açka ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook kritikoi veshjen e vajzave shqiptare në ekran duke i marrë si shembull moderatoret sportive.

Më poshtë postimi i saj:

“Vajzat e kujt sporti?

Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra-programet e sportit në tv shqiptare-një zgjedhje e tyre ? Apo e shefave të tyre ? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon.

Ky ishte statusi i Flutura Ackës, sigurisht edhe shumë më i gjatë në profilin e saj personal në Facebook.

Pas kësaj deklarate të shkrimtares nuk u përmbajt pa reaguar një nga moderatoret më seksi të televizionit Einxhel Shkira, e cila përmes disa postimeve në insta story u shpreh se ky shkrim i Fluturës justifikon përdhunimet ndërkohë që të gjithë janë ngritur me marshime e protesta për të luftuar këtë fenomen.

Si duket moderatoret e tjera të cilat cilësohen si më të guximshme në stilin që kanë nuk janë informuar për statusin e shkrimtares.

Mbetet të shohim nëse kanë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.